Libra

Nga Besnik Mustafaj, Pëllumb Xhufi te Ana Kove, fituesit e Çmimeve Kombëtare në Letërsi

Nga Gazeta Si- Në një ceremoni që mblodhi shkrimtarë dhe përkthyes, janë ndarë çmimet Kombëtare në Letërsi për 6 kategoritë. Kështu, romani më i mirë është zgjedhur “Fati i marrë” nga shkrimtari Besnik Mustafaj ndërsa vepra më e mirë studimore është shpallur “Shqipëria dhe fundshekulli i dëshpëruar” nga Pëllumb Xhufi.

Ndërsa çmimin për vëllimin më të mirë poetik e ka fituar Entela Tabaku me “Qeramikiana”.

Libri më i mirë për fëmijë është shpallur ‘Kroni dhe pulëbardhat’ nga Lediona Braho dhe vëllimi më i mirë me tregime është “Dashnia asht” nga Shpëtim Kelmendi.

Çmimi ‘Përkthimi më i mirë’ shkoi për Ana Kove e cila ka sjellë në shqip “Gunter Grass – daullja prej llamarine”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë