Shkencë

Nga anestetik në antidepresiv: Si po ndihmon Ketamina njerëzit që vuajnë nga çrregullimet mendore

Ketamina, një lloj anestetiku që në botë po studiohet për ndikimin shëndetësor që ka, mund të ndihmojë në trajtimin e njerëzve që vuajnë nga depresioni dhe mendimet vetëvrasëse.
Studiuesit nga Universiteti i Montpellier në Francë thanë se qetësuesi mund të shpëtojë jetë, pasi duket se lehtëson mendimet e errëta te pacientët e shtruar në spital për shëndetin e tyre mendor. Zbulimi u bazua në një provë që përfshinte 156 të rritur me ide të rënda vetëvrasëse, e cila u zhvillua nga prilli 2015 deri në mars 2019 në shtatë spitale franceze. Pjesëmarrësit përfshinin njerëz me çrregullimin bipolar depresion.

Pasi u ndanë në mënyrë të rastësishme në grupe, afërsisht gjysmës së pacientëve iu dhanë dy pika ketamine në një interval kohe 40-minuta për 24 orë, ndërsa pjesa tjetër morën infuzione intravenoze me placebo(ilacetë rreme).
Në ditën e tretë, 63 për qind e atyre që kishin ilaçin ishin të qetë mendërisht, krahasuar me 31.6 për qind të pjesëmarrësve të tjerë. Megjithatë, efektiviteti i ketaminës u zbeh me kalimin e kohës, sipas studiuesve.

Shishe 10ml e cila mban lëndën e ketaminës së përshtatur për trajtim mjekësor.

Në javën e gjashtë, 69.5 për qind e grupit të ketaminës ishin më të qetë dhe raportuan se nuk kishin mendime të lëndonin veten. Ata me çrregullim bipolar panë përfitimin më të madh nga ketamina, ndërsa pacientët me depresion të madh patën më pak. Megjithatë, studiuesit, puna e të cilëve është publikuar nga revistën shkencore “BMJ”, vunë në dukje se gjetjet e aplikuara për grupe të ndryshme diagnostikuese ishin të kufizuara. Megjithëse ekipi zbuloi se efektet anësore të ketaminës ishin të vogla dhe ishin zvogëluar në ditën e katërt, ata paralajmëruan se nevojiteshin më shumë kërkime për të shqyrtuar përfitimet e saj.

“Ketamina është një ilaç me potencial për abuzim. Studime të tjera me sasi më të mëdha të kësa lënde do të jenë të nevojshme për për të shqyrtuar përfitimet e saj por gjithmonë nën monitorimin e mjekësve”,shkruan ekspertët.
Duke komentuar studimin, Riccardo De Giorgi, një student i doktoraturës në Universitetin e Oksfordit, tha se këto gjetje tregojnë se ketamina është e shpejtë, e sigurt dhe efektive në afat të shkurtër kohor për kujdesin akut tek këta pacientë. Sipas tij kjo provë e re sfidon mendimet aktuale rreth ketaminës duke shtuar se personat që vuajnë nga problemet mendore mund të përfitojnë nga kjo lëndë.

Burimi: The Independent/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë