Politike

Nga 27 muaj- në 5 vjet për dosjen shqiptare/ Si e pasqyruan mediat ndërkombëtare rastin ‘McGonigal’   

Në gusht të këtij viti, ish-agjenti i kundërzbulimit FBI-së Charles McGonigal pranoi fajin përpara gjykatës së Manhatanit, duke u akuzuar për ndihmën ndaj oligarkut rus Oleg Deripaska, i sanksionuar nga SHBA.

Akuzat ndaj tij ishin për shkelje sanksionesh amerikane dhe pastrimin e pagesave nga një oligark i njohur rus.

Pranimi i fajësisë si dhe sa vite burg rrezikonte në muajin gusht morën një trajtim të gjerë nga mediat ndërkombëtarë përfshi Reuters, CNN madje duke e vendosur në balinën kryesore të lajmeve. Kjo edhe për vetë rëndësinë e akuzave kur bëhet fjalë për pazare me oligarkë rusë të vendosur nën sanksione amerikane.

Mbrëmjen e 22 shtatorit Charles F. McGonigal, 55 vjeç, u deklarua fajtor për akuzën e fshehjes së fakteve materiale, një vepër e dënueshme deri në pesë vjet burg.

Në dokumentet e nënshkruara për pranimin e fajësisë dhe një deklaratë në gjykatë, McGonigal pranoi thelbin e fakteve dhe skemës së pretenduar kundër tij: se ai fshehu marrjen e pagesave dhe takimet me zyrtarë të huaj (në këtë rast Shqipëria) për të shmangur pyetjet në lidhje me një konflikt interesi midis postit të tij, planet e biznesit të daljes në pension dhe detyrat e tij zyrtare si një nga drejtuesit më të lartë të FBI-së.

Ndryshe nga muaji I kaluar vëmendja e mediave ndërkombetare ka qënë me e vogel nëse nisemi nga hapesira qe u kanë lënë në faqen e parë të lajmeve. Për këtë gjyq raportoi nga mediat kryesore CNN por duke e kategorizuar tek sektori I ceshtjeve politike si dhe washingtonpost në një shkrim të gjatë ku përfshin të dyja cështjet penale ndaj tij. Denimi për akuzat në fjalë shkon nga 27 muaj në 5 vjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë