Njerez

Nga 2027, Greqia do ndalojë rrjetet sociale për të miturit nën 15 vjeç

Nga Gazeta Si- “Kemi vendosur të ecim përpara me diçka të vështirë, por të domosdoshme: të ndalojmë aksesin në mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç”. Kështu është shprehur kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis në një video që ai e ka shpërndarë mëngjesin e së mërkurës.

Rregullorja do të miratohet verën e vitit 2026 dhe do të hyjë në fuqi më 1 janar 2027.

Sipas Kryeministrit, “Greqia do të jetë ndër vendet e para që do të ndërmarrë këtë iniciativë”.

Sllovenia, Britania, Austria dhe Spanja kanë thënë gjithashtu se po punojnë për ndalime të ngjashme pasi Australia u bë vendi i parë në botë që bllokoi aksesin për fëmijët nën 16 vjeç.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë