Gazeta Si – Moska sheh përfitime ekonomike dhe gjeopolitike në përmbushjen e dëshirës së Trump për një armëpushim në Ukrainë.
Megjithatë, siç raporton gazeta “New York Times”, për Vladimir Putin, bisedimet me presidentin amerikan janë vetëm një mjet për të arritur qëllime shumë më të gjera.
Edhe pse Ukraina ka thënë se është gati për një armëpushim të plotë, presidenti rus e ka bërë të qartë se fillimisht do të kërkojë një gamë të gjerë lëshimesh.
Si rezultat, raporton “NYT”, Kremlini duket i vendosur të përfitojë plotësisht nga dëshira e Trump për të përfunduar një marrëveshje paqeje me Ukrainën, edhe nëse kjo nënkupton ngadalësimin e negociatave.
Nga këndvështrimi i Moskës, përmirësimi i marrëdhënieve me Uashingtonin përfaqëson një përfitim ekonomik dhe gjeopolitik, një qëllim që mund të arrihet edhe kur raketat ruse vazhdojnë të godasin Ukrainën.
Moska, shkruan gazeta prestigjioze amerikane, duket se beson se përfshirja me Trump mund të sjellë përfitime ekonomike, si mundësia e marrjes së pjesëve rezervë për avionët rusë “Boeing” dhe avantazhe gjeopolitike, si reduktimi i pranisë së NATO-s në Evropë.
Ajo që mbetet e pasigurt, shpjegon “NYT”, është nëse Trump do t’i përdorë këto pritshmëri si levë për të arritur një marrëveshje më të mirë për Ukrainën dhe nëse në një moment ai do të humbasë durimin me Putinin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.