Lajme

NYT: Xhafaj dorëhiqet nën presionin e luftës kundër korrupsionit


Ministri i Brendshëm i Shqipërisë ka dhënë dorëheqjen ndërsa shteti ballkanik po për përpiqet të menaxhojë më mirë çështjet e korrupsionit dhe të trafikut të drogës. Duke  shkruar në profilin e tij Twitter, paraditen e së shtunës, kryeministri Edi Rama ka thënë se ka pranuar dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj, pa dhënë asnjë sqarim.Rama më pas ka emëruar Sandër Lleshin, një ish zyrtar ushtarak,  si ministri i ri i Brendshëm duke thënë se ai “do të sjellë energji të reja pozitive” detyrës. Lleshi duhet të miratohet nga presidenti dhe parlamenti përpara se të nisë detyrën.Lufta ndaj krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionin janë përparësitë më të mëdha për Shqipërinë, e cila synon të nisë negociatat e anëtarësimit të plotë me Bashkimin Europian vitin e ardhshëm. Pavarësisht masave drastike të qeverisë, Shqipëria është ende një shtrat i nxehë për trafikun dhe marijuanës dhe të drogërave të tjera dhe një strehë për pastrimin e parave të drogës. *Nga Associated Press 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë