Art dhe Kulture

Netët letrare të festivalit ‘Varg’ në Torrën Veneciane, rrëfimi i Ag Apollon për poezinë dhe dramaturgjinë

Ag Apolloni erdhi në një rrëfim në kohë mbi letërsinë e tij, në natën e dytë të festivalit “Varg”, që po mbahet në Torrën Veneciane në qytetin e Durrësit.

Nga poezia tek dramatugjia e proza, Apolloni foli për letërsinë në kontekste të reja vështrimi.

Bledar Kurti dhe Ilir Paja dy poetët durrsakë interpretuan dhe diskutuan mbi rolin e poezisë dhe poetëve sot, dhe shtratin e bashkëkohësisë në vargjet shqipe.

Ndërkaq sot në orën 19.00 do të jetë radha e poetes Rita Petro, në një bisedë mbi lirinë dhe trupin, si dhe në një kujtesë për poetin Moikom Zeqo.

Ky aktivitet, i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, është një nga stacionet e sezonit veror “KultArt” 2023, organizuar nga Ministria e Kulturës, që çon artin e kulturën atje ku është publiku. (ATA)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë