Bota

Netanyahu: Në 5 ditë kam folur me Trump 3 herë në telefon. E shohim kërcënimin iranian

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se që nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, të cilat u zhvilluan më 5 nëntor, ka folur 3 herë në telefon me republikanin Donald Trump, i cili u zgjodh për të dytën herë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

“Në ditët e fundit kam folur tre herë me Presidentin e zgjedhur Donald Trump. Ishin biseda të bukura dhe shumë të rëndësishme. Bisedimet synonin forcimin e mëtejshëm të aleancës së fortë midis Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara. Ne e shohim kërcënimin iranian ballë për ballë në, të gjithë përbërësit e tij dhe rrezikun që ai sjell”,- tha Netanyahu përmes një videoje.

Analistët besojnë se Netanyahu kishte shpresuar në kthimin e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, duke ditur miqësinë e kamotshme personale mes tyre, si dhe duke e parë qëndrimin e ish-presidentit karshi armikut të përbetuar të Izraelit, Iranit.

Presidenti izraelit, Isaac Herzog do të pritet nga presidenti Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë të martën e ardhshme (12 Nëntor 2024). Kjo është bërë e ditur nga zyra e presidentit izraelit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë