ADN-ja e nxjerrë nga tre mumie të lashta egjiptiane ka zbuluar se si mund të dukeshin njerëzit në kohën e Egjiptit të lashtë. Studiuesit ndërtuan fytyra shumë të detajuara 3D të tre mumieve nga një komunitet i lashtë i Nilit i njohur si Abusir el-Meleq, pjesëtarë të të cilit mendohet se kanë jetuar 2023 apo 2797 vite më parë.
Ato kanë përdorur një proces që quhet fenotipizimi i ADN-së i cili parashikon karakteristikat fizike të një personi bazuar në të dhënat gjenetike.
Procesi përdoret për të parashikuar prejardhjen gjenetike, ngjyrën e syve, ngjyrën e flokëve, ngjyrën e lëkurës, njollat e tyre dhe formën e fytyrës tek individët e çdo prejardhje etnike.
Këto informacione janë përdorur pastaj për të ndërtuar një përshtatje me anë të kompjuterit.
“Është hera e parë që është kryer fenotipizimi gjithëpërfshirës i ADN-së në ADN-në e një njeriu kaq të vjetër”, sipas Parabon NanoLabs kompania që gjeti imazhet.
Teknologjia është përdorur për të zbuluar deri me tani rastet e krimeve të rënda.
Skuadra zbulojë se burrat egjiptian kishin lëkurë ngjyrë kafe të lehtë dhe sy të zi me flokë po ashtu të zinj.
Ata thanë se përbërja gjenetike e tyre ishte më e afërt me atë të njerëzve modern që jetojnë në Mesdhe apo në Lindje të Mesme sesa me egjiptianët modern.
Ekspertët gjithashtu theksuan dallimet në mes të tre burrave i kanë zbuluar duke përdorur nxehtësinë në mënyrë që ata të përsosin secilin detaj të çdo individi.
“Është mirë të shohësh se si sekuencat gjenetike dhe bioinformatika e avancuar mund të aplikohet në shembuj të ADN-së nga lashtësia”, tha Ellen Greytak, drejtoreshë e bioinformatikës në Parabon.
“Këto teknika po sjellin revolucion në analiza të ADN-së antike”.
Mumiet u gjetën afër një harte arkeologjike në Lumin Nil, i cili vend ka qenë i banuar nga vitit 3250-700 para erës sonë.
Ekspertët ishin në gjendje të nxirrnin të dhëna të sakta, të dhëna të plota nga gjeni i ADN-së prej tyre, për herë të parë në historinë e ADN-së në botë.
Kjo do të thoshte se ata ishin në gjendje që t’i krahasojnë ata me egjiptianët modern, t’i analizojnë dallimet në përbërjen e tyre gjenetike, etj.
Ata zbuluan që egjiptianët e lashtë ishin më të lidhur me popullsitë e lashta të Levantit (Turqia e sotme, Siria, Jordania, Izraeli dhe Libani).
Ata ishin të lidhur po ashtu me popujt e neolitit që vinin nga gadishulli i Anatolias (Anadollit) dhe Evropës.
Mumifikimi ishte një metodë e balsamosjes ose trajtim i një trupi të vdekur, që e kanë përdorur egjiptianët e lashtë.
Duke përdorur këtë proces, egjiptianët kanë hequr tërë lëngjet nga trupi i njeriut të vdekur, duke lënë vetëm një formë të thatë, e cila nuk kalbet lehtë.
Ishte e rëndësishme për fenë e tyre që të ruhet trupi i vdekur, sa më i ngjashëm më trupin e njeriut të gjallë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.