Lajme

Nëse “Gjoka Konstruksion” mashtron, palë edhe qeveria…

Një dokument I publikuar në medie, I firmosur dhe vulosur nga Autoriteti që ndërton dhe mirëmban  rrugët shqiptare (ARSH) tregon se kompania “Gjoka Konstruksion” e cila po ndërton rrugën e “Arbrit” ka përfituar 70 miliardë lekë nga thesasi i shtetit për punime të papërfunduara, përmes faturave të gënjeshtërta. Në këtë dokument lexohet se ARRSh për këtë shkak kërkon hetimin e kompanisë“për mungesë transparence në dokumentacion dhe fatura fiktive të kryerjes së punimeve”. Këto dyshime të autoritetit lindën kur  kompania Gjoka  I paraqiti këto fatura fiktive për të fituar një tjetër tender për ndërtimin e tunelit të rrugës  “Kardhiq- Delvinë”.

Në dokument ARSh thotë se ka kryer inspekimit pas tre muajsh që nga data kur u bë kolaudimi dhe kompani është paguar. Por grupi i punës  arriti nënë përfundimin se asnjë nga tunelet e “Rrugës së Arbrit” nuk ka mbaruar  dhe se punimet e deri atë kohshme “kur janë kontrolluar, nuk plotësojnë parametrat dhe standardet e kërkuara”.

Gazeta “Si” u interesua pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për të konfirmuar nëse ku dokument që konfirmon sipas zyrtarëve edhe mashtrimin e kompanisë është I vërtetë ose jo. Por Ministria e Infrastrukturës e cila edhe pse e ka vartësi direkte Autoritetin e Rrugëve na tha se deri tani ky informacion nuk kishte të bënte me të, por me Autoritetin Rrugor Shqiptar. “Prandaj nuk e shikonte të udhës të reagonte për momentin”.

Gazeta “Si”, kontaktoi edhe me Autoritetin Rrugor Shqiptar, por që edhe ai nuk është përgjigjur për ta konfirmuar ose jo vërtetësinë e  dokumentit që akuzon kompaninë “Gjoka Konstruksion” për mashtrim dhe përfitim nga buxheti i shtetit për punë publike të pakryera.

Faksimale e dokumentit të ARRSH

Meqenëse të dy institucionet kompetente nuk e kanë sqaruar situatën në fjalë deri tani, ne po përpiqemi të analizojmë përgjegjësitë mbi dokumentin e bërë publik.

Duke mos pasur dokumente shtesë, Avokatja Elvana Deshati, na shpjegon situatën duke u bazuar në parimin e përgjithshëm.

Ajo thotë se:”Me ligj, çdokush nga operatorët që paraqet ofertën, e ka në përgjegjësi personale transparencën. Kurse për dokumente të tjerë që nuk varen nga operatori ekonomik, personat e ngarkuar nga institucionet kompetente kryejnë detyrën e tyre”.

Në rastin e faturave fiktive të kryerjes së punimeve që rezultojnë të pakryera zonja Deshati thotë se “Për mua përpos supervizorit teknik të kompanisë që ndërton veprën publike, duhet të ketë edhe supervizor nga pala e shtetit.”- thotë Deshati.

 Por në momentin që nuk jemi në dijeni nëse në këtë rast në dokumentacionin e paraqitur për “Kardhiq-Delvinë” ka patur kundra firmë të një supervizori të mundshëm nga pala e shtetit për punimet e kryera në Rrugën e Arbrit,  marrim në analizë të dyja rastet.

Avokatja Deshati sqaron se, në rastin që nuk ka patur kundra firmë nga pala e shtetit, përgjegjësia është e operatorit ekonomik. “Por në të njëjtën kohë edhe Komisioni i Prokurimit Publik e ka marrë të mirëqenë. Pse? Kjo e vë në dyshim.  Padiskutim që ka pasur mbështetje nga ana e qeverisë, sepse nuk mundet që të marrësh paratë e shtetit pa kryer punë.”- shpjegon avokatja duke vijuar arsyetimin edhe për rastin kur një supervisor teknik nga pala e shtetit ka firmosur dokumentacionin e punëve të kryera nga “Gjoka Konstruksion”.

“ Nësë është rasti i dytë, pra supervizori teknik nga pala e shtetit ka firmosur, operatori me dokumente është në rregull. Situata pas lajmit duhet ballafaquar. Pra shteti në të dy rastet është i implikuar”.

Në varësi të shkallës së përfshirjes dhe natyrës Kodi I Procedurës Penale parashikon dënime që luhaten minimumi 6 muaj  deri në 7 vjet maksimumi.

Por përveç  dënimit me burg nëse kompani gjendet fajtore atëherë ajo duhet të përjashtohet nga Autoriteti I Rrugëve nga pjesëmarrja në tenderat publik.

Kompani “Gjoka Konstruksion” ishte pjesëmarrëse në tenderin për ndërtimin e tunelit të rrugës Kardhiq- Delvin por nuk fitoi. Por ofertën e “Gjokës”,ARRSh nuk e nxori fituese së bashku me 5 oferta të tjera me argumentin se nuk përmbushnin kriteret teknike dhe shpalli fituese ofertën më të lartë, atë të kompanisë italiane IRCOP.

Ky rezultat e bëri të pakënaqur kompaninë e cila u ankimua. Por në kundërpërgjigje  ARRSh arriti të penetrojë në media një dokument që tregon se “Gjoka” ka falsifikuar faturat dhe ka marrë paratë nga buxheti I shteti për punë të pakryera një rrugë tjetër atë të “Arbrit”. Për sa kohë ku dokument nuk është I përgënjeshtruar mbetet I vërtetë . Por situate u komplikua dhe në lojë futet Ministria e Linjës e cila anuloi tenderin nga I cli për momentin nuk ka asnjë fitues. Argumenti I Ministres Balluku ishte se” procesi I tenderit u shty për shkak sepse ka një projekt tjetër i cili është më emergjent. Ju duhet ta kuptoni që ARRSH nuk bën vetëm rrugë të reja. Kemi ura, rrugë të cilat mund të kenë emergjenca dhe duhen mbuluar”, tha ministrja.

Pas lajmit në medie se kompania ka abuzuar me fondet e shtetit duke abuzuar “Gjoka Konstruksion sh.a”  shpërndau një deklaratë në të cilën thotë se pretendimet e ARRSH-së nuk janë të vërteta. “Deri më sot janë realizuar rreth 43 % të volumeve të punimeve që do të thotë që jemi mbi 13 % para kohe në realizim.”.

Por deri sa  kjo çështje të zbardhet përfundimisht me aq sa vlen prova e dokumentit të ARRSh për juristët, barra e veprës penale apo faji mbetet si tek kompani ashtu edhe tek institucionet shtetërore të linjës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë