Moti

Nëntori nis me temperatura pranvere, të dielën shkojnë deri në 27 gradë

Nëntori nis me mot të qëndrueshëm dhe temperatura pranvere. Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare.

Në orët e mëngjesit dhe në orët e mbrëmjes prezencë të mjegullës së dendura kryesisht përgjatë zonave luginore të vendit.

Temperaturat pritet të shkojnë deri në 24 gradë në zonat bregdetare ndërkohë që minimalja do të shkojë në 6 gradë.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat e larta do të vijojnë edhe në fundjavë, ku të dielën pritet të shkojnë deri në 27 gradë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë