Edhe pse jemi në muajin nëntor, njerëzit në Los Anxhelos mund të shijojnë ende motin e nxehtë të këtij muaji.
Los Anxhelos është veçanërisht një nga destinacionet më të bukura për të udhëtuar.
Parqet tematike si Universal City Studios Hollywood dhe The Wizarding World of Harry Potter sjellin shfaqjet e tyre festive.
Turistët që zgjedhin të kalojnë disa ditë në këtë vend, do të kenë mundësinë të shijojnë edhe paradën tradicionale të Krishtlindjeve që zhvillohet më 25 nëntor. Këtë vit në paradë do të jenë edhe yjet e American Idol.
Ka edhe shumë festivale të tjera në të gjithë qytetin. Vizitorët mund të shijojnë Festivalin Comedy të Los Anxhelosit nga 15 nëntori deri më 18 nëntor. Festivali kinez i Lanternit promovon punimet e veçanta të artizanëve kinez.
Përveç të tjerash, Los Angelos thith tursitët e huaj edhe për shkak të qendrave kulturore.
Në Los Anxhelos ka 841 muze dhe galeri arti. Los Anxhelos ka më shumë muze se çdo qytet tjetër në botë.
Disa prej muzeve të dukshme janë Muzeu i Arteve në Los Anxhelos (muzeu më i madh i artit në Shtetet e Bashkuara Perëndimore ), Qendra Getty, Muzeu Automobilistik Petersen , Biblioteka Huntington, Muzeu i Historisë Natyrore, Muzeu i Artit Bashkëkohor .
Një numër i konsiderueshëm i galerive të artit gjenden në Galerinë e Rreshtit dhe dhjetëra mijëra njerëz ndjekin shëtitjet mujore të Artit atje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.