Rend dhe Ligj

Nënshkruhet kontrata kolektive e punës që mbron të drejtat e policëve

Gazeta Si – Nënshkruhet kontrata kolektive e punës, ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Shtetit.

Qëllimi i kësaj kontrate është mbrojtja e të drejtave dhe lirive të punonjësve të Policisë gjatë zhvillimit të detyrave funksionale, si dhe për garantimin e shërbimit cilësor dhe me standarde europiane për qytetarët.

Kontrata u nënshkrua nga drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano dhe Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Shtetit Sadetin Fishta.

“Përmes nënshkrimit të këtij dokumenti, për herë të parë punonjësit e Policisë e Shtetit do të kenë një akt që do të mbrojë drejtpërdrejt të drejtat e tyre ligjore. Ky nënshkrim synon të përmbushë detyrimet që ka Policia e Shtetit, për përafrimin e legjislacionit me vendet e BE-së”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kontrata e re, parashikon mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të punonjësve të Policisë së Shtetit, anëtarë të Sindikatës, në të gjitha strukturat policore në shkallë vendi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë