Drejtësia

Nëna me tre fëmijët e saj u hodh në Bunë, ulet dënimi i bashkëshortit të Alma Arrazit

Në një seancë gjyqësore të zhvilluar rreth një muaj më parë në Gjykatën e Shkodrës, Erdgys Arrazi  u shpall fajtor për akuzën e “shkaktimit të vetëvrasjes” dhe u dënua fillimisht me 6 vite burg, një vit pas tragjedisë së rëndë që tronditi qytetin e Shkodrës, ku Alma Arrazi, së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, u hodh në lumin Buna, duke i dhënë fund jetës.

Megjithatë, për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul me një të tretën, duke u reduktuar përfundimisht në 4 vite heqje lirie.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë