Kinema

‘Nën yjet e kinemasë’ e kthen ‘Piazza Maggiore’ të Bolonjas, në një nga kinematë më të mëdha në botë

Nga Gazeta “SI”- Bolonja çdo verë shndërrohet në një sallë gjigande kinemaje nën qiell të hapur. Piazza Maggiore, sheshi kryesor i qytetit, mirëpret mijëra spektatorë për të ndjekur filma klasikë, restaurime të rralla dhe ngjarje unike, në kuadër të festivalit të famshëm “Sotto le stelle del cinema” ( Nën yjet e kinemasë)

Eventi zhvillohet këtë vit nga 16 qershori deri më 14 gusht 2025, për gjithsej 56 netë filmash. Programi ndërthuret shpesh me festivalin prestigjioz Il Cinema Ritrovato, duke sjellë jo vetëm filma artistikë e të dashur për publikun, por edhe restaurime të jashtëzakonshme dhe kinekoncerte të shoqëruara nga muzikë live.

Një nga veçantitë e këtij festivali është se hyrja është falas për të gjithë. Shfaqjet mbahen në gjuhën origjinale, të shoqëruara me titra në italisht dhe anglisht, duke e bërë përvojën të aksesueshme për vizitorë nga e gjithë bota. Atmosfera shpesh përshkruhet si “magjike”, e krahasuar me një prej kinemave më të bukura në botë.

Edicioni i këtij viti ka thyer çdo rekord me rreth 230 mijë spektatorë që morën pjesë në shfaqje, me një mesatare prej 4 100 spektatorësh çdo mbrëmje, edhe në netët kur shiu nuk mungoi. Ky numër e kthen Piazza Maggiore në një nga sallat më të mëdha e më të gjalla të kinemasë botërore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë