Rend dhe Ligj

Nën hetim për shpërdorim detyre, pezullohet nga posti Drejtori i AMP në Berat

Gazeta Si – Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Berat, është pezulluar nga detyra me kërkesë të Prokurorisë me Juridiksion të Përgjithshëm të këtij qarku.

Në njoftimin e organit të akuzës të akuzës, bëhet me dije se drejtori F.S., po hetohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ende nuk dihet se çfarë rasti konkretisht po hetohet ish-drejtori tashmë i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Berat, por ekziston dyshimi i arsyeshëm që ai mund të ndikojë në provat, ndaj dhe është marrë kjo masë sigurie.

Sakaq, vijojnë hetimet e mëtejshme për rastin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë