Gazeta Si – Braziliani është një gol larg Pelé, argjentinasi në ndeshjen e tij të 1000-të kaloi Maradonën dhe francezi që po thyen rekord pas rekordi pa mbushur 24 vjeç. Al-Khelaifi po shijon ‘xhevahirët’ e tij.

Është Botërori i yjeve të të shndritshme të PSG-së të Naser Al-Khelaifit, presidentit të fondit ‘Qatar Investment Authority’. Pas spektaklit të Mesit dhe Mbapesë, ishte mbrëmja e Nejmarit, që me rikuperimin e shpejtë largoi fantazmat e 2014-ës. Në fushë ai udhëhoqi Brazilin drejt çerekfinaleve, duke u bërë braziliani i tretë, bashkë me Ronaldo dhe Pelè, që shënon në 3 Botërorë.
Ai gol me penallti ndaj Koresë sëe Jugut e çon ‘O’Ney’ një hap larg ‘O’Rey’, 76 gola me Brazilin ndaj 77 të Pelé, të cilit iu bë homazh dhe iu dedikua fitorja e së hënës. Mbrëmja në të cilën Nejmar iu afrua ‘mbretit’, ishte dhe ajo ku sulmuesi i PSG-së iu përgjigj shokëve të ekipit në Francë, që gjithashtu po bëjnë paraqitje të mëdha në Katar.

Në ndeshjen e 1000-të, Lionel Mesi kaloi Diego Armando Maradonën për golat e shënuar në Botërorë me Argjentinën (9 ndaj 8) dhe barazoi ‘Pibe de Oro’ në një sërë statistikash të tjera. Për t’i arritur të gjitha, argjentinasit tani i kërkojnë një gjë të vetme Mesit: Kupën.

Kilian Mbape e ka fituar Kupën kur ishte 20 vjeç. Ylli i Francës ka shënuar 9 gola në Botërorë dhe ende nuk ka mbushur 24 vjeç. Tani synon të barazojë Pelenë, duke fituar dy Botërorë radhazi, siç ka bërë ‘O’Rei’.
Duket sikur ka një fije të fortë që lidh dy fenomenët, duket sikur futbolli ka gjetur pasardhësin e ‘Mbretit’. Dhe Kilian lutet për shëndetin e Pelé, që e sheh nga televizori i një dhome të spitalit. Që aty shpreson të shikojë Nejmarin ta arrijë për numrin e golave me Brazilin në çerekfinalen ndaj Kroacisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



