Lajme

Negociatat, ministri Bushati: Proces sfidues

Kreu i delegacionit shtetëror për ndërveprimin për procesin e negociatave për anëtarësim pranë BE-së do të jetë MEPJ, Ditmir Bushati.

 Në një dalje para mediave, ai ka folur sot për negociatat e Shqipërisë me BE-në.

Negociatat priten të çelen në qershor të 2019-ës dhe ministri Bushati tha se qeveria shqiptare ka rënë dakord me KE-në për nisjen e një kalendari pune.

“Me KE ramë dakord për nisjen e një kalendari pune. Konkluzionet e KE-së do t’i koordinojmë bashkërisht. Do të kemi një plan pune me disa institucione. Ky proces është i vështirë dhe sfidues”,  u shpreh ministri Bushati.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë