Lajme

Negociatat, Hahn: KE të hapë negociatat për Shqipërinë

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian ka deklaruar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hapjen e negociatave.

Johanes Hahn është shprehur besimplotë se Komisioni i Europës do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ky kapitull nuk është vetëm në interes të vendeve të rajonit, por edhe të vetë unionit, tha Hahn në një intervistë për të përditshmen gjermane ”Handelsblatt” .

Hahn beson se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hapjen e negociatave, e cila u shty për qershorin e këtij viti

“Marrëveshja historike për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë dhe marrëveshjet e miqësisë me Bullgarinë janë sinjale për të gjithë rajonin që rezolutat e mosmarrëveshjeve të gjata janë të mundshme. (Maqedonia Veriore) ka bërë gjithashtu përparim të mirë kur është fjala për reformat e brendshme. Vendi meriton një dritë jeshile për hapjen e negociatave të pranimit sa më shpejt që të jetë e mundur – para ose pas verës”, tha Hahn.

Sa i përket Shqipërisë, Komisioneri Hahn beson se vendi meriton gjithashtu fillimin e negociatave për shkak të reformave të brendshme, veçanërisht reformës në drejtësi, por që gjithashtu duhet të trajtojë problemet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë