Nga Gazeta 'Si'- Në veri të Kosovës janë vendosur disa postera me imazhin e Milan Radoiçiçit, ish-kryetarit të Listës Serbe, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj policisë së Kosovës në fshatin Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.
"Kush është Radoiçiç? Një patriot i rremë. I dyshuar për vrasje të shumta të serbëve në Kosovë. Pronar i një laboratori droge. Një kriminel që abuzoi me rininë tonë për pasurim personal. Një terrorist. Thuaj JO organizatës terroriste Srpska Lista", shkruhet në posterat me foton e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.