Menaxhim

Në verën 2024 u dhanë më pak leje ndërtimi, por u rrit sipërfaqja. Për 9 muaj, në Tiranë u miratuan 1.6 mln m2 ndërtime

Nga Gazeta 'SI' - Gjatë tremujorit të tretë 2024, në Shqipëri janë dhënë më pak leje ndërtimi, por me një sipërfaqe më të madhe.

Sipas INSTAT, nga korriku në shtator, janë miratuar 361 leje, nga 354 një vit më parë. Për këto leje është miratuar një sipërfaqe prej 814.340 m2 nga 455 mijë një vit më parë, më një rritje 80%.

134 leje janë vetëm për ndërtime në kryeqytet, që përkthehet në 684.845 m2 sipërfaqe. 84 leje janë dhënë për Durrësin, në një sipërfaqe 62.766 m2.

Vlera e ndërtimeve të reja shkon në 33.3 mld lekë thotë INSTAT, 80% se një vit më parë.

670 mijë m2 nga sipërfaqja e miratuar do të shkojë për pallate, të kategorizuara si banesa +3 kate dhe rezidenca të komunitetit, raporton INSTAT.

Për të gjithë 9-mujorin, në vend janë miratuar 1.019 leje ndërtimi me një sipërfaqe mbi 2 mln m2, nga të cilat rreth 1.6 mln2 janë vetëm në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë