Njerez

Në Venecian e Peggy Guggenheim

Koleksionuesja legjendare e artit i bënte fotografit Stefan Moses një tur personal në Venecian e vitit 1969. Venecia, prill 1969. Foto: Stefan Moses.

Fotografi gjerman,  Stefan Moses  u takua me  Peggy Guggenheim, në Venecian e prillit  të 1969 –ës, kur “dukesha e fundit” e artit botëror, asokohe 70 – vjeçare,  ishte në formën e saj më të hatashme. Ai e bindi koleksionuesen ta udhëhiqte nëpër Venecian e saj, gjë që ajo e bëri, me geta të kuqe dhe dy qen të vegjël prehri, duke vështruar në lenten e tij, pas syzeve të saj të diellit frymëzuar nga fluturat e natës, të bëra enkas për të nga artisti  amerikan  Edward Melcarth.

Peggy – kurrë nuk pati nevojë për mbiemrin – ushqeu pëllumbat në Sheshin ‘San Marco’ shëtiti nëpër Urën e Psherëtimave, e mori Moses-in  në shëtitjet mbrëmësore, me taksinë e saj private të ujit me ndenjëse të kuqe lëkure dhe, pushoi në një karrige lëkundëse,  në shtëpinë dhe galerinë e saj në Gran Canale;  Palazzo Venier dei Leoni.

Pesëdhjetë vjet më vonë, këto foto dhe shkrepje të koleksionit të saj privat, janë  riprodhuar në “Takime me  Peggy Guggenheim”.Subjekti i  pashlyeshëm i Moses-it kishte krijuar prej kohësh një reputacion mbi takimet legjendare. Në këtë foto, si edhe në jetë, Peggy shfaqej e vendosur t’i përkujtonte kundruesittë kaluarën që përfshinte mijëra histori të zhurmshme dashurie, nga Samuel Beckett te Marcel Duchamp dhe përkrahjen frymëzuese për një  brez artistësh amerikanë dhe europianë.

Përkrah këtij imazhi shumë publik, megjithatë, ka një ndjesi se ajo kishte ngjashmëri  me Moses-in,  si një mbijetues. Fotografi, i cili u nda nga jeta në shkurt të këtij viti, iu arratis një kampi nazist pune, kur ishte adoleshent,  përpara se ta vendoste veten si një kronikan i shquar i shoqërisë  gjermane të pasluftës.

Lufta personale e  Guggenheim –it kishte përfshirë jo vetëm të nxirrte fshehurazi kolelskionin e saj të artit jashtë Europe dhe larg nazistëve, por edhe në ndihmën për të shpëtuar jetët e artistëve si  Max Ernst (më pas bashkëshort i saj) dhe André Breton, duke i çuar në Nju Jork. Peggy pëlqente ta quante Venecian një “vepër të gjallë arti” e  ndërsa i afrohej dekadës së saj të fundit, mendonte njëlloj edhe për veten. “Takime me Peggy Guggenheim”  me autor Stefan Moses do të dalë për lexuesin botëror, më 20 shtator të këtij viti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë