Njerez

Në shtator u shtuan aksidentet, por kishim më pak të lënduar. E shtuna paradite, me më shumë përplasje

Nga Gazeta ‘SI’ – Gjatë muajit shtator 2023,  në Shqipëri ndodhën 93 aksidente, 5% më shumë se shtatori 2022, por numri i personave të lënduar ishte më i vogël.

Gjatë të njëjtit muaj, u aksidentuan 122 persona (të plagosur dhe të vrarë), nga 134 shtatorin e shkuar.

Aksidentet rrugore, në 95% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit dhe të përfshirët janë zakonisht grupmosha e re, 25-34 vjeç. Aksidentet e kësaj gurpmoshe janë rritur me 9%.

Sipas ditëve dhe orareve, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Shtunë me 20% dhe kryesisht gjatë mëngjesit dhe paradites, në orarin 08:00-12:00, me 23% të totalit.

Në nëntëmujorin e vitit 2023, numërohen 863 aksidente rrugore nga 884 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 2.4 %. Numri i të aksidentuarve është 1.189 persona nga 1.257 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Aksidentet rrugore, në 11.5 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

Sipas qyteteve, Tirana, Lezha dhe Durrësin ka pasur numrin më të lartë të aksidenteve gjatë të gjithë vitit me, respektivisht 378, 88 dhe 102.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë