Mjedis

Në Shqipëri, 67% e plazheve me cilësi të shkëlqyer uji. Ja zonat e ndotura

Në raportin e përvitshëm qe Agjencia Europiane e Mjedisit bën për të kontrolluar cilësinë e ujit për t’u larë, shkruhet se në Shqipëri, 67% e plazheve (80 prej tyre) klasifikohen me cilësi të shkëlqyer.

Agjencia europiane ka kontrolluar 119 pika në vendin tonë gjatë vitit 2022 dhe i klasifikuar në plazhe me cilësi të shkëlqyer, cilësi të mirë, të mjaftueshme dhe cilësi të dobët.

Me cilësi të mirë janë 23 për qind e plazheve, me cilësi të mjaftueshme janë 2 për qind dhe cilësi të dobët 7 për qind e plazheve.

LEXO EDHE:
– Arrestohet administratori i plazhit ku u mbytën babai dhe dy djemtë e tij të mitur
– Për 3000 stacione plazhi, vetëm 1400 vrojtues. Në Vilë-Bashtovë s’kishte asnjë të licensuar

Vërehet se plazhet me cilësi të shkëlqyer kanë pësuar rënie nga 2020, ndërsa duke rënë një kategori më poshtë, duke u klasifikuar si me cilësi të mirë. Ndërsa përqindja e plazheve me cilësi të mjaftueshme dhe të dobët vazhdojnë të jenë po njësoj si një vit më parë.

Cilësia e ujrave në Shqipëri nga viti 2019 deri nw 2022.

Ndërkohë nga kontrollet u evidentua se tetë plazhe vijojnë të jenë problematike në Shqipëri, për të cilat agjencia e mjedisit duhet të njoftojë pushuesit që të mos lahen për shkak të baktereve të ndryshme që shkaktojnë sëmundje.

2 prej pikave janë në Durrës, në zonën e Plepave ndërkohë që 3 pika të tjera ndodhen në Vlorë. Dy në Pogradec dhe një liqen i vogël në Çorovodë.

Ndërkohë, në Shqipëri, numri i zonave të ujërave të larjes me cilësi të dobët ka rënë ndjeshëm që nga viti 2015, kur 31 zona të larjes (39.1%) u vlerësuan si të dobëta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë