Lajme

Në Shkodër dhe Devoll protestohet kundër çmimit të naftës

Edhe ditën e sotme kanë vijuar protestat në Shkodër dhe Korçë, me qytetarët, kryesisht mbështetës të PD që kanë dalë në rrugë duke bllokuar hyrjen e qytetit, pavarësisht reshjeve të dendura të shiut. Edhe pse në numër më të kufizuar në krahasim me ditët e tjera, sërish ata kanë krijuar probleme me trafikun e mjeteve.

Në zonën e Korçës janë ngritur në protestë fermerët e Devollit, të cilët kanë bllokuar aksin nacional Korçë-Kapshticë.

Protesta është zhvilluar pranë fshatit Progër dhe kauza ishte çmimi i karburantit dhe ai i energjisë elektrike.

Në protestë janë bashkuar dhe biznese të vogla dhe është mbajtur për pak kohë i bllokuar edhe aksi kryesor që lidh qytetin e Bilishtit me Korçën.

Në protestën e mbajtur në Devoll, janë solidarizuar edhe shoferët e makinave. Përveç thirrjeve kundër çmimit të karburantit, protestuesit kanë kërkuar edhe largimin e kryeministrit Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë