Art dhe Kulture

“Në Sanremo për të larë shkallët”, aktorja Lorena Cesarini godet me fjalët për racizmin

E lindur në Dakar dhe e rritur në Romë nga një nënë senegaleze dhe një baba italian, e diplomuar në histori bashkëkohore, Lorena Cesarini, bashkë-prezantuese e mbrëmjes së dytë të Festivalit të Sanremos, goditi, gjatë mbrëmjes së dytë të eventit, audiencën e Ariston dhe ata që e ndoqën nga shtëpia me monologun e saj prekës mbi racizmin dhe urrejtjen sociale, gjatë të cilit ajo derdhi lot.

Para se të bëhej aktore, Cesarini ka punuar në Arkivin Qendror të Shtetit. Më pas ajo vazhdoi të studionte për aktrim dhe, shpjegoi në skenë, “për fat u bë puna ime: jam aktore. Një jetë e qetë si ajo e shumë vajzave italiane. Më pas ndodh një gjë e bukur: Ama (Amadeus) shpall në Tg1 emrat e partnerëve që do ta shoqërojnë në Festivalin e sivjetëm dhe se, gjatë mbrëmjes së dytë do të jetë njëfarë Lorena Cesarini”.

“Mirëpo, – vijon bashkëprezantuesja e re, – ndodh edhe që menjëherë pas këtij njoftimi, zbuloj se në moshën 34-vjeçare nuk është e vërtetë që jam një vajzë italiane si shumë të tjera, mbetem e zezë. Deri tani, në shkollë, në universitet, në punë, madje edhe në tramvaj, askush nuk kishte ndjerë dëshirën për të më thënë. Në vend të kësaj, sapo Amadeus jep këtë lajm, i cili është i mrekullueshëm për mua, ata ndjenë dëshirën për të më njoftuar. Natyrisht, për disa, ngjyra e lëkurës sime është një problem. Deri në atë pikë sa u komentua shumë. Lexova disa fjali që kanë dalë në rrjetet sociale: “Nuk e meriton, e kanë thirrur aty se është e zezë”; “Erdhi qytetari jo i BE-së!”; “Ndoshta e kanë thirrur për të larë shkallët dhe për të ujitur lulet”.

“Veç faktit që larja e shkallëve është një punë si shumë të tjera dhe nuk gjej absolutisht asgjë nënçmuese – vazhdon aktorja – por pak, në fillim u ndjeva keq, pastaj u inatosa, pastaj kaloi. Por mbeta me një pyetje: pse? Pse ka nga ata që ndjejnë nevojën për të shfryrë urrejtjen e tyre në mediat sociale? Pse ka të indinjuar nga prania ime në këtë skenë, pse ka njerëz që kanë probleme me ngjyrën e lëkurës time?”

“Nuk jam këtu për t’ju dhënë një mësim, as nuk do të isha e aftë për këtë”, nënvizon e reja e cila më pas lexon mes lotësh një fragment nga libri “Racism Explained to My Daughter”, nga shkrimtari maroken Tahar Ben Jelloun. Merième, 10 vjeçe, pyet babanë e saj “Baba, çfarë është racizmi?”. Dhe ai përgjigjet: “Ndër gjërat që ekzistojnë në botë, racizmi shpërndahet më së miri. Është një sjellje e zakonshme për të gjitha shoqëritë, aq sa bëhet, mjerisht, banale. Ai konsiston në shfaqjen e mosbesimit dhe më pas përbuzjes ndaj njerëzve që kanë karakteristika fizike dhe kulturore të ndryshme nga tonat”. Kështu Merième i thotë: “Pra, nëse është kaq e përhapur, a mund të jem edhe unë raciste?”. “Jo, një fëmijë nuk lind me racizëm në kokë. Kryesisht, një fëmijë përsërit atë që i thonë të afërmit e tij. Gjithçka varet nga edukimi: si në shkollë ashtu edhe në shtëpi”.

Racisti beson se “i huaji” i përket një race tjetër, një race që ai e konsideron inferiore. Por e ka krejtësisht gabim. Racizmi nuk ka bazë shkencore. Ekziston vetëm një racë njerëzore, në të cilën ka burra dhe gra, njerëz me ngjyrë, me shtat të gjatë ose të shkurtër, me qëndrime të ndryshme dhe të larmishme. Por të gjithë burrat dhe gratë në planet kanë gjak të së njëjtës nuancë në venat e tyre, pavarësisht nëse kanë lëkurë të bardhë, të zezë ose në një ngjyrë tjetër. Sepse njeriu është i barabartë me njeriun”. Në këtë pikë, vazhdon bashkë-prezantuesja, “Mérième bën një pyetje, që mendoj se është shumë e bukur: “Baba, a mund të shërohen racistët? Dhe ai: a mendoni se racizmi është një sëmundje?”.

Dhe Mérième: “Po, sepse nuk është normale që një burrë të përçmojë një burrë tjetër sepse ai ka një ngjyrë të ndryshme lëkure”. “Dhe përgjigjja e babait: Shërimi varet nga ata, nëse ata janë në gjendje të pyesin veten apo jo; nëse dikush i bën vetes pyetje, nëse i thotë vetes: “Mund të gabohem të mendoj ashtu siç mendoj, sepse kur arrin të dalë nga kontradiktat e tij, ai shkon drejt lirisë”. “Gjëja më e rëndësishme për mua dhe shpresoj të bëhet kështu edhe për ty – përfundon Cesarini drejtuar publikut në sallë dhe në shtëpi – është të pyesësh veten për “pse”, të shkosh drejt lirisë, lirisë nga klishe, nga gjykime të paramenduara, liri nga mbështetësit fyes dhe nga komentet. Shpresoj, si Merième, që është 10 vjeçe dhe me çdo pyetje ndërton “cilësinë” e saj si njeri, të mos e humbasë kurrë kuriozitetin, sepse është ajo që më bën të lirë, më të pjekur”.

Në mbrëmjen e dytë të Festivalit të Sanremos kënduan 13 konkurrentët që nuk kishin performuar mbrëmjen e së martës, të ftuar ishin aktorja e filmit “Suburra” Lorena Cesarini, humoristi Checco Zalone dhe këngëtarja Laura Pausini.

Laura Pausini pothuajse 30 vjet pas debutimit të saj në skenën e Ariston rikthehet në të njëjtën skenë, me këngën “Scatola”.

Në fund të mbrëmjes, Elisa me këngën “O forse sei tu”, renditet menjëherë e para, në vendin e dytë Mahmood dhe BLANCO.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë