Lajme

Në pronësi të një gruaje, shkrumbohet makina në Durrës

Një automjet tip “Renault Megana”, është djegur gjatë mesnatës së kaluar, në lagjen Nr. 18, në Durrës.
Mendohet se autorët kanë thyer me mjete të forta xhamat e makinës, kanë çmontuar paketën, kroskotën dhe kasetofonin, dhe më pas i kanë vënë zjarrin.
Policia bën me dije se automjeti ishte në pronësi të shtetases R. Gj., banuese në Shijak.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë