Atletike

Në përpjekje për të ‘zhdukur’ Nazizmin…edhe nga memoria, Gjermania kërkon Olimpiadën e ardhshme

Nga Gazeta Si- Qeveria Federale e Gjermanisë do të miratojë këtë të mërkurë një rezolutë që të aspirojë të organizojë Lojërat Olimpike 2040, siç zbulohet nga ZDF, kanali i dytë televiziv publik gjerman.

Sipas informacioneve, megjithëse ideja fillestare ishte të tentohej të organizohej Olimpiada e vitit 2036, që përkon me 100 vjetorin e Olimpiadës së parë që organizoi Berlini, por fakti që ato evokojnë kujtimin e Gjermanisë naziste, autoritetet politike të vendit janë këshilluar që të kërkojnë për "një datë të mëvonshme".

ZDF gjithashtu shtoi se në buxhetin e ardhshëm do të ndahen 2.2 milionë euro për procesin e aplikimit.

Nga ana e saj, Konfederata e Sporteve Olimpike Gjermane (DOSB), shton informacioni, dëshiron të vendosë itinerarin që do të ndjekë për të përgatitur kandidaturën në asamblenë e saj të përgjithshme më 7 dhjetor.

“Me siguri në gjysmën e parë të vitit 2025, do të shpjegojmë se kush është aplikanti, çfarë po bëjmë dhe si po ecim përpara”, tha presidenti i DOSB, Thomas weikert, në vetë kanalin publik.

Weikert dhe sekretari i përgjithshëm i organizatës, Torsten Burmester, u takuan në prill me kancelarin Olaf Scholz dhe ministren e Brendshme, Nancy Faeser, për të kërkuar mbështetjen e mundshme nga qeveria, me sa duket me një rezultat pozitiv.

ZDF arriti në përfundimin se Berlini, Hamburgu, Leipzigu, Mynihu dhe rajoni Rhine-Ruhr kanë shprehur interes për një organizim të mundshëm Olimpik dhe Paraolimpik në Gjermani, megjithëse pretendimi se ato do të ishin në Berlin, do të ishte edhe në marrëveshjen e koalicionit të palëve që përbëjnë Qeverinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë