Komunitet

Në paraburgim nuk ka zot vetëm : prokurorë dhe policë

 Sipas Raporteve Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës (CPT) në Këshillin e Europës dhe Avokati i Popullit sistemi i paraburgimit tregon se të arrestuarve në përgjithësi në Shqipëri nuk u jepet mundësi e menjëhershme për avokat mbrojtës. Në shumë raste, të arrestuarit nuk e takojnë avokatin mbrojtës deri në seancën për vleftësimin e arrestit dhe caktimin të masës së sigurisë.

Nëse bëhet ndonjë konsultim para kësaj seance, ajo normalisht zhvillohet në prani të policisë, prokurorit dhe çdo personi tjetër që mund të ndodhet në sallën e gjyqit ose në zyrën e gjyqtarit ku zhvillohet kjo seancë. Kjo është një shkelje e standardeve ndërkombëtare.

Konsulta nuk zgjat më shumë se disa minuta dhe konsiston kryesisht në prezantimin mes palëve. Si rrjedhim, të paraburgosur (ose 41%) thanë se nuk e kishin takuar avokatin e tyre mbrojtës para seancës për vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë. Nga këta, 28 thanë se takimi fillestar nuk ishte zhvilluar vetëm për vetëm, por në sallën e gjyqit dhe në praninë e kujtdo që ishte ndodhur atje.

Një problem tjetër është se të arrestuarve ose të ndaluarve nuk u krijohet mundësia të kontaktojnë një avokat mbrojtës dhe se, edhe kur sigurohen mjetet, i pandehuri zor se ka dijeni se me cilin avokat të kontaktojë apo se si ta kontaktojë atë. Në vend të tyre, shumica e të pandehurve treguan se ishte familja e tyre që u kishte caktuar avokatin.

Kjo gjë që rrallë ndodh, nga ana tjetër, presupozon se i pandehuri është në gjendje të kontaktojë familjen e tij menjëherë pas arrestit. Meqenëse disa të pandehur nuk kanë mjete financiare për të paguar për shërbimin ligjor, ata janë gjithashtu në mëshirë të prokurorit për të zgjedhur mbrojtës të caktuar nga shteti.

Në rastet kur i paraburgosuri është marrë në pyetje nga prokurori para seancës për vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë, që normalisht ndodh kur i arrestuari ose i ndaluari është arrestuar në flagrancë, si rregull avokati mbrojtës duhet të jetë i pranishëm. Sidoqoftë, në shumë raste, kjo duket më shumë si një formalitet dhe nuk ka për qëllim të mbrojë në të vërtetë interesat e të pandehurit. Ka raste në të cilat avokati nuk është prezantuar me të pandehurin dhe raste kur avokati nuk është paraqitur më pas kësaj seance.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë