Lajme

Në ndjekje farmaci dhe pika shitjeje fruta-perimesh, dyshohen për abuzim me çmimet

Nesër (të dielën) Task Forca në qytetet kryesore të vendit për të kontrolluar tregjet

Qytetarët shqiptarë vetëm ditën e sotme kanë bërë 75 denoncime në numrat e vënë në dispozicion nga Ministria e Financave pasi kanë vërejtur abuzime me çmimet në treg.

Në vijim të tyre Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve thotë se ka verifikuar 13 raste me shkelje të legjislacionit tatimor, nga të cilat 6 farmaci dhe 7 njësi tregtare fruta-perime. “Gjatë verifikimeve janë evidentuar çmimet e shitjeve dhe të blerjeve, duke i kaluar për ndjekje të mëtejshme të organeve kopetente në rast rritjesh artificiale të tyre”.

Financat bëjnë me dije se nga nesër (të dielën) në qytetet kryesore të vendit do të jenë në terren Task Forca, me prezencën e Tatimeve, Policisë, Agjensia Kombëtare e Barnave dhe AKU-së.

Ministria inkurajon të gjithë qytetarët të vijojnë denoncimin e rasteve abuzive dhe këshillon, që asnjëri të mos largohet nga njësitë tregtare pa marrë kuponin tatimor dhe të sigurohet që përshkrimi në kuponin tatimor është i njëjtë me mallin e marrë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë