Moti

Në mesnatë nisin reshjet, rrezik përmbytjesh në disa qytete

Këtë të hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira në shtim prej orëve të mesditës.

Reshjet do të nisin që në mesnatë në veri të vendit dhe do të kulmojnë të martën dhe të mërkurën në disa prej qarqeve kryesore, ku dhe do ketë rrezik përmbytje ndërsa temperaturat do të mbeten mbi normalen për këtë periudhë.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kanë paralajmëruar se gjatë javës priten reshje të dendura shiu në të gjitha qarqet e vendit, të shoqëruara edhe me shtrëngata e reshje dëbore.

Qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër do të përfshihen nga reshje intensive deri lokalisht shumë intensive. Ndërkohë, në Lezhë priten reshje intensive.

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.

Ministria e Mbrojtjes po ashtu, u kërkon të gjitha strukturave vendore dhe qendrore të marrin masa parandaluese për shmangien e përmbytjeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë