Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojnë kushtet e motit në territorin shqiptar, ku më të theksuara vranësirat do jenë në zonat veriore dhe Jugperëndimore duke sjellë reshje të pakta shiu dhe dëbore. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të shtojë vranësirat dhe lagështirën në ajër në të gjithë territorin shqiptar, duke rritur mundësinë për reshje shiu e dëbore në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në të dy vlera ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C vlera minimale e shënuar në verilindje deri në 17°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Juglindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.
Fundjava do të jetë pjesërisht me rrebeshe dhe reshje bore në lartësitë deri 800 metra, por orët me diell do të jenë më së shumti gjatë të shtunës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.