Ka ndodhur

Në makinë me fara kanabisi, kapet në flagrancë 23-vjeçari në Shkodër

Gazeta Si – Një 23-vjeçar me iniciale S.K., u arrestua në Shkodër, pasi në automjetin e tij u gjet një qese me 100 fara dhe një sasi lënde kanabis.

Gjatë këtij operacioni, në një vendparkim automjetesh në qytetin e Shkodrës, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë të riun të cilit iu gjet në makinë lënda narkotike.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e 23-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një tjetër sasi lënde të dyshuar kanabis sativa.

Gjithashtu, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 570 gramë lëndë kanabis, qindra doza të kësaj lënde dhe 100 fara kanabis. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë