Nga Gazeta ‘SI’ – Autoriteti i Konkurrencës i ka rekomanduar Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare AKEP, të rregullojë tregun e telefonisë celulare.
Sipas Konkurrencës ndryshimet strukturore të tregut kanë nevojë për një analizë që tregon dhe masat e nevojshme për ta rregulluar atë.
Në të njëjtin njoftim, AK i thotë AKEP që për përcaktimin e tarifave të terminimit të implementojë metodologjinë e vendeve të BE duke patur si qëllim parësor çmime të orientuara drejt kostos.
Ndryshimet strukturore që përmend Konkurrenca lidhen me kthimin e tregut të telefonisë në një duopol, me vetëm dy operatorë tashmë. Për vetë AKEP, kjo situatë shtron rreziqe për rritjen e çmimeve për shërbimet që ofrojnë, duke reduktuar përfitimet e konsumatorit.
Pak javë më parë, AKEP gjobiti me 10 milionë lekë kompaninë One Albania për abuzime dhe parregullsi me afatet dhe shërbimin ndaj klientëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.