Pavarësisht se në fillesat e pandemisë Kosova ishte më tolerante ndaj masave krahasimisht me Shqipërinë, ajo ka vendosur t’i lehtësojë ato gradualisht.
Teksa në Shqipëri pjesa më e madhe e rajoneve janë të shpallura zona të gjelbra dhe nuk kanë asnjë kufizim lëvizje, por edhe në zonat e kuqe mund të lëvizësh lirisht deri në orën 21:00, në Kosovë nuk mund të gjerbësh kafenë i rehatuar në një bar.
Restorantet dhe kafenetë në Kosovë do të kenë mundësi të ofrojnë veç shërbime “Merre me vete” , ndërsa do të jenë të detyruar të respektojnë edhe masa të tjera shtesë gjatë ofrimit të këtij shërbimi.
Faza e dytë që ka nisur dje në Kosovë do të mbetet në fuqi deri në muajin qershor, kur pritet edhe letësimi i plotë i masave të marra që nga muaji mas si masë parandaluese për shprendarjen e pandemisë COVID-19.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.