Duke u bërë thirrje qytetarëve të ruajnë distancën sociale, një sërë organizatash joqeveritare kanë shpërndarë mijëra maska në sheshet e Prishtinës.
Edhe pse Kosova e ka të detyrueshme mbajtjen e maskës, shumica e qytetarëve janë duke shpërfillur thirrjet e qeverisë, por edhe autoriteteve mjekësore për të mos dalë në rrugë pa maska.
Ashtu si në Shqipëri, edhe në Kosovë numri i personave të prekur me Covid-19, është rritur ndjeshëm ditët e fundit.
Të mërkurën, Kosova ka regjistruar 77 raste të reja me koronavirus, ndërsa të martën Kosova regjistroi numër rekord të të infektuarve brenda një dite, plot 141 raste.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



