Njerez

U heqin telefonin në shkollë, fëmijët më të lumtur e të përqendruar

Shumë kohë më parë mësuesit në shkollën e mesme Mountain në Kolorado, ishin të vetëdijshëm se duhej të bënin diçka, pasi në komunitetin e tyre ishte rritur numri i vetëvrasjeve të adoleshentëve dhe shkolla dëshironte të kishte një hapësirë të sigurt për ta.
Një nga gjërat e para që u erdhi ndërmend mësuesve në atë kohë, ishte ndalimi i celularit në shkollë dhe pikërisht këtë gjë bënë. Shane Voss, drejtori i shkollës është shprehur se telefoni nxit grindjet në internet, nxit pagjumësinë dhe shton presionin shoqëror, për të kthyer përgjigje mesazheve në rrjete sociale. Voss dhe stafi tjetër i shkollës thonë se telefonat luajnë një rol të madh, në shëndetin mendor të adoleshentëve.
Henry është në klasë të tetë dhe shprehet se nuk e di si është të shkosh në shkollë me telefon. Ai qëndron në telefon vetëm 10 minuta para se të futet në shkollë dhe më pas e mban të fikur gjatë gjithë kohës, ndërkohë nëse ka nevojë për ndonjë informacion kërkon leje për të përdorur kompjuterin e shkollës.
Ai tha se kur është në mësim nuk e ka mendjen te telefoni, por nëse nis ta përdorë, vëmendja “fluturon” nga dritarja dhe mendon se telefoni është një hutim i madh për të në shkollë.

Shane Voss

Në këtë shkollë ka një rregull të thjeshtë, fëmijët duhet të flasin me njërin-tjetrin sy më sy dhe jo nëpërmjet telefonave. Nëse një student nuk ndjek rregullat, fillimisht ka një paralajmërim që nuk duhet të përdorë telefonin. Më pas herën e dytë drejtoria konfiskon telefonin dhe duhet të shkojnë, prindërit ta marrin në shkollë. Herën e tretë, duhet ta dorëzojë telefonin në zyrën e drejtorit dhe do ta marrë në fund të shkollës.
“Ajo që në jemi munduar të bëjmë është krijimi i një zone të sigurt për fëmijët. Tetë orë në ditë fëmijët nuk kanë pse shqetësohen,për këtë presion shtesë. Ata thjesht mund të jenë fëmijë për tetë orë dhe nuk duhet të shqetësohen për gjithë çmendurinë që i rrethon në rrjete sociale.,” është shprehur Voss.
Kur u zbatua politika fillimisht para shtatë vjetësh, fëmijët ishin në shkollë në orën 7:45 të mëngjesit dhe deri në orën 8:00 që hynin shkollë, ata rrinin në rrjetë sociale.
“Ishte e çuditshme, që të gjithë ishin ulur pranë njëri-tjetrit, po nuk flisnin me njëri-tjetrin,” kujton Voss.
Ai shpjegon më pas se në vitin 2016, mësuesit dhe administratorët e ndryshuan rregullin, ku i lejonin fëmijët të merrnin telefonat me vete, por duhet t’i kishin në çantë përpara se të hynin në shkollë. Drejtori shpjegon se telefonat për fëmijët nuk janë të nevojshmen në shkollë dhe nëse prindërit kanë nevojë për fëmijët, ata mund të telefonojnë mësuesin kujdestar.

Henri Howe

Gjithashtu, Voss tha se prindërit duhet të kuptojnë se ndikimi i telefonit, në trurin e adoleshentëve është shumë i dëmshëm. Ka një sërë studimesh që tregojnë se rrjetet sociale dhe telefoni, ndikon në zhvillimin e gjendjes së ankthit dhe depresionit.
Struktura dhe programimi i shkollës janë përshtatur në modelin e njohur kombëtar “High Tech” me fokus të madh në mësimin e bazuar në projekte, duke integruar teknologjinë dhe jetën sociale. Fëmijët mund të dëgjojnë muzikë tek sa përqendrohen të zgjidhin një ushqim matematike. Voss tha se ky program kërkon bashkëpunim të madh me prindërit. Shkolla përpiqet të mësojë aftësinë e të qenurit "të padepërtueshëm" duke bërë që nxënësit të përqendrohen tek aftësitë e tyre në të punuar dhe studiuar.
Ndryshe nga Voss, ka pasur edhe disa prindër dhe mësues që janë shqetësuar se mos përdorimi i telefonit, mund të ndikojë edhe për keq për komunikimin e të rinjve pasi i bën ata më pak social. Voss shpjegon se ky fakt nuk është shqetësuese sepse në shkollë ka edhe programe që zhvillojnë aftësitë sociale të cilat sipas tij janë aq të rëndësishme sa afërsitë akademike.
Rreth 95 përqind e adoleshentëve përdorin telefona dhe mësuesi në shkollën e Kolorados, kanë thënë se është e pamundur t’i monitorosh të gjithë ata. Por, Voss beson se kriza aktuale e shëndetit mendor tek të rinjtë, është një arsye shumë e madhe që shkollat të mendojnë, më shumë për atë që është më e mira për fëmijët./CPR News/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë