Trend

Në kërkim të rinisë së përhershme…

Fytyra e re e Kris Jenner, mamasë së vajzave Kardashian, hapi debat se sa mirë duket ajo si një 69-vjeçare.

Jenner ka qenë gjithmonë tepër e kuruar si një personazh ekrani. Fama dhe pasuria e saj janë të lidhura direkt me pamjen e saj dhe iluzionin e bukurisë së pakohë që vjen nga industria e kozmetikës.

Por një fenomen i tillë është zhvilluar që në Egjiptin e lashtë dhe na rikujton se dëshira për t’u dukur e re, nuk është e re.

Ka shumë gra që përpiqen të mundin plakjen dhe Jenner është nga ato që ka fituar, të paktë vizualisht. Po çfarë do të thotë kjo për ne të tjerat?

Dekada

Kirurgjia moderne estetike plastike i ka rrënjët te dhembshuria. Ai u zhvillua për të ndihmuar ushtarët e shpërfytyruar të Luftës së Parë Botërore të rindërtonin fytyrat dhe identitetin e tyre. Por sot thelbi ka ndryshuar, ndërhyrjet reklamohen më shmë se stil jetese se sa nevojë mjekësore. Kirugjia plastike, dikur e konsideruar e turpshme, fitoi popullaritet në 1960-n dhe tashmë është e përhapur kudo.

Hollywood ka apsur gjithmonë rol kryesor në krijimin e këtyre standardeve. Gjatë Periudhës së Artë, yje si Marilyn Monroe dhe John Wayne bënë ndërhyrje kozmetike – rinoplastikë (hunda), implante në mjekërr, ngritje të fytyrës etj për të ruajtur imazhin e tyre skenik.

Edhe para Instagramit, kishte një obsesion të madh me imazhet para dhe pas ndërhyrjeve si një formë turpërimi dhe ekspozimi për ata që bënin ndërhyrje.

Nga tabu në trend

Periudha digjitale ka normalizuar tashmë ndërhyrjet kozmetike, me influencerët dhe VIP-at që i promvojnë njësoj si produktet e zakonshme.

Thuhet se Jenner ka shpenzuar rreth 130 mijë dollarë për ndërhyrjet e saj, që e bëjnë të duket si një 30-vjeçare. Spekulime ka pasur edhe për të famshme të tjera si Lindsay Lohan, Christina Aguilera dhe Anne Hathaway, por asnjëra prej tyre nuk ka pranuar ndërhyrjet.

Mbi rastin e Jenner, audienca është e ndarë. Disa e mbështesin dhe thonë se do të bënin të njëjtën gjë nëse do kishin para, ndërsa të tjera e kritikojnë duke mbështetur idenë e plakjes natyrale.

Sot, të famshmit kontrollojnë gjithnjë e më shumë narrativën. Jenner ka përqafuar transformimet e saj të mëparshme kozmetike, duke i ndarë ato hapur në rrjetet sociale dhe në intervista. Tabuja po zhvillohet.

Megjithatë, shumë yje, përfshirë Courtney Cox, Ariana Grande dhe Mickey Rourke, kanë folur hapur për keqardhjen dhe dëmin psikologjik të këtyre procedurave.

Rinia si ideal kulturor

Ky obsesion me mosplakjen pasqyron një shqetësim më të thellë, veçanërisht te gratë.

Personat e famshëm, me akses tek profesionistët dhe procedurat elitare mjekësore, duket se mashtrojnë kohën. Megjithatë, rezultati është shpesh çorientues: kur Jenner duket më e re se fëmijët e saj, linjat e brezave mjegullohen.

Kjo fshirje e diferencës në moshë e rrënjos rininë si qëllim në vetvete. Ai gjithashtu destabilizon mënyrën se si ne e perceptojmë farefisin dhe vdekshmërinë.

Supermodelja Bella Hadid ka thënë se i vjen keq që ka bërë një rinoplastikë si adoleshente. Me origjinë palestineze, ajo tha “Do të doja të kisha mbajtur hundën e të parëve të mi”.

Në hulumtimin tim, unë kam argumentuar se përmirësimi kozmetik është i lidhur me një mohim kulturor të vdekjes.

Plakja nuk është problemi – është refuzimi ynë për ta pranuar atë.

Ngjitja e dëshpëruar pas rinisë pasqyron një rezistencë kolektive ndaj ndryshimit. Kultura e të famshmëve dhe kapitalizmi konsumator e shfrytëzojnë këtë dobësi, duke e bërë moshën një problem për t’u zgjidhur dhe jo një fazë të jetës për t’u nderuar.

Ne duhet të vajtojmë plakjen tonë, jo ta fshijmë atë. Në një botë tjetër, ne mund ta dëshmojmë atë, ta ndajmë atë dhe të festojmë bukurinë e saj të qetë dhe të fuqishme.

Po ne?

Por kjo nuk është bota në të cilën jetojnë shumë dhe presioni shtrihet përtej Hollivudit.

Me filtra, aplikacione dhe platforma të mediave sociale, njerëzit e zakonshëm gjithashtu kurojnë dhe përmirësojnë imazhet e tyre, duke luajtur rolin e tyre në një fantazi përsosmërie.

Një studim i fundit shqyrtoi mënyrën se si të rinjtë përdorin mjetet e redaktimit të selfieve. Ai zbuloi se përdorimi i gjerë i aplikacioneve të tilla ka një efekt të rëndësishëm në imazhin e trupit të të rinjve. Linja midis kujdesit për veten dhe vetë-mashtrimit nuk ka qenë kurrë më e paqartë. Të gjithë duam të paraqesim versionin më të mirë të vetes, edhe nëse realiteti rrëshqet në iluzion.

Pra, ndërsa gratë janë përpjekur prej kohësh të tejkalojnë plakjen e dukshme, qoftë kjo nëpërmjet kremrave kundër rrudhave apo mjeteve më invazive, Jenner është një shembull i diçkaje relativisht të rrallë: një grua që në fakt ia ka dalë ta bëjë këtë.

Duke bërë këtë, ajo dhe homologët e saj të famshëm vendosën një standard të ri bukurie rinore në atë se si duhet (ose nuk duhet) të duket plakja.

Dhe ndërsa ai standard mund të ndihet nga një sërë grash, pak do të jenë në gjendje ta arrijnë atë.

Manjatë jashtëzakonisht të pasur të bukurisë si Kris Jenner mund të përballojnë trajtime elitare, ndërkohë që shumica e njerëzve përballen me presion financiar në rritje dhe një krizë të kostos së jetesës. Ndarja nuk është vetëm estetike – është ekonomike.

Bukuria, në këtë kontekst, është edhe produkt edhe privilegj.

Dhe sigurisht, gjykimi i paraqitjeve të grave mbetet një forcë e fuqishme për diskreditimin e vlerës së tyre politike, sociale dhe morale. Për çdo lavdërim që ka për paraqitjen “rinore” të Jenner-it, ka video që pretendojnë se ajo “e ka shkatërruar fytyrën” dhe pyesin nëse duhet të shpenzojë kaq shumë para për një kauzë të tillë.

Për sa kohë që pabarazia gjinore vazhdon dhe bukuria mbetet një monedhë me vlerë, presioni për t’u përshtatur do të vazhdojë./TheConversation


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë