Ka ndodhur

Në kërkim prej nëntorit, Ylli Zallës i gjendet sërish arsenal armësh në Fushë-Krujë

Gazeta Si – Një arsenal armësh shpërthyese, armësh zjarri dhe municioni luftarak, si dhe lëndë narkotike janë zbuluar në fshatin Zall, të Fushë Krujës.

Policia thotë e ka identifikuar dhe shpallur në kërkim poseduesin e tyre, Ylli Zalla, 49 vjeç, i shpallur në kërkim prej nëntorit 2025.

Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Zall, Fushë Krujë, afër banesës së Zallës, u gjetën në tokë dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 3 armë zjarri, 24 kallëpe tritol, 11 granata e 6 kg kanabis. Gjithashtu edhe 9000 fishekë, 2 silenciatorë dhe uniforma policie.

Materiale të tjera të sekuestruara janë sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitila zjarrpërcjellës, 5 ndezës granatash, 74 kapsolla detonatore, 19 mbështjellje sferike C4, 11 kallëpë dinamiti, 27 djegore.

Në nëntor 2025, gjatë kontrolleve pas atentatit me dy viktima në Rinas, ku u dyshua si bashkëpunëtori që siguroi armët për autorët, në banesën e Zallës gjet një tjetër arsenal armësh

Megjithatë, asokohe ekspertiza nuk e lidhi 49-vjeçarin me ngjarjen, që gjithesi është shpallur në kërkim nga policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë