Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi kërkohej nga autoritetet shqiptare për vrasje. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet akoma është arrestuar më 10 tetor në Varese, gjatë një sërë kontrollesh. Shqiptari është përgjegjës edhe për veprën penale të prodhimit pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit.
Mediat italiane shkruajnë se personi i arrestuar u kap teksa drejtonte një mjet tip ‘Mercedes’, teksa po kalonte përmes Viale Belforte.
Pas kontrollit të plotë, agjentët zbuluan se ai ishte person i kërkuar nga autoritetet shqiptare, ndërsa akuzohet nga Gjykata e Lezhës për vrasje dhe prodhimit të paligjshëm të armëve të zjarrit dhe municioneve. Tashmë shqiptari ndodhet në paraburgim dhe pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




