Rend dhe Ligj

Në kërkim për tentativë vrasjeje dhe trafik droge, arrestohet i riu me rrezikshmëri të lartë

Gazeta Si – Një 27-vjeçar është arrestuar në Elbasan, i cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Burime zyrtare të policisë bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Albi Biçaku, i cili ishte shpallur në kërkim dy herë në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Rrjeti”.

Gjithashtu, ky shtetas posedonte së bashku me vëllanë e tij, 1 kallëp lënde plasëse të programuar për shpërthim në distancë, 1 armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak dhe rreth 560 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Sipas policisë, më datë 21.02.2023, në një lokal në Librazhd, shtetasi A. B. ka tentuar të vrasë më armë zjarri, shtetasin R. H., me të cilin ishte konfliktuar më parë vëllai i 27-vjeçarit, shtetasi R.B. (i arrestuar menjëherë pas ngjarjes).

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur aksidentalisht në këmbë, një shtetas tjetër. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, në ambientet (banesë dhe dyqan) e përbashkëta të vëllezërve, policia gjeti dhe sekuestroi 1 kallëp lënde plasëse të programuar për shpërthim në distancë, 1 armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak dhe rreth 560 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, shtetasi A.B. ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, sepse akuzohet si pjesëtar i një rrjeti kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, i cili u godit nga policia e Elbasanit, më datë 29 qershor 2023, si rezultat i megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Rrjeti”.

Në këtë operacion, 27-vjeçari i ndaluar ishte i 52-të i vënë në pranga, për të cilin policia sekuestroi 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, armë zjarri, municion luftarak, armë të ftohta dhe shuma të mëdhaja parash të valutave të ndryshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë