Gazeta Si – Janë vetëdorëzuar në Policinë e Shkodrës këtë të mërkurë Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, si persona të dyshuar nga policia për masakrën e Dobraçit, ku mbetën të vdekur 4 persona.
Për këtë atentat ata kërkoheshin nga policia si persona për t’u marrë në pyetje, pasi mund të kishin dijeni për ngjarjen.
Por zyrtarisht ata rezultojnë të shpallur në kërkim për dhunimin e Vladimir Bruçit në mes të qytetit të Shkodrës 6 muaj më parë për shkak të një vendparkimi.
Sipas burimeve praprake, Troshani dhe Sakica, dyshohet se janë anëtarë të grupit të Bajrave në Shkodër. Po ashtu mësohet se dy të rinjtë janë shoqëruar nga avokati Sokol Tahiraj gjatë vetëdorëzimit në polici.
Policia ende nuk ka dalë në një përfundim mbi masakrën e Shkodrës dhe ende vrasësit janë të lirë.
Në fakt, Troshani 27 vjeç dhe Sakica 23, mësohet se kanë pretenduar se janë vetëdorëzuar për rastin e rrahjes me mjete të forta të shtetasit Vladimir Bruçi në lagjen “Rus” në Shkodër, ngjarje e ndodhur në qershor 2024, për të cilën ishin shpallur zyrtarisht në kërkim nga policia.
Në 30 tetor 2024, humbën jetën 4 persona në atë që u quajtur “msakra e Dobraçit”: Arlind Bushati, Hamza Lici, si dhe çifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha.
Këta të fundit ishin duke udhëtuar në një motor kur u goditën nga makina me të cilën po lëviznin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, pasi humbën kontrollin kur ndaj tyre u bë atentat me armë zjarri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.