Ka ndodhur

Në kërkim nga Italia si pjesë e një grupi kriminal, 45-vjeçari arrestohet në Durrës

Gazeta Si - Një 37 vjeçar u arrestua në Durrës me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Sipas policisë, Erlin Mema akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal që vidhte banesa në shtetin fqinj.

Gjykata e Breshias i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim vjedhje banesash", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë