Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga drejtësia italiane për përdhunim, rrëmbim e vepra të tjera penale.
Policia bën me dije se është vënë në pranga në rrugën “Arkitekt Sinani”, shtetasi me inicialet E. B, 30 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i përkohshëm i tij u krye pasi shtetasi E. B. ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Gjykata e Apelit Milano/ Itali e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet burg për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, “Rrëmbim” dhe vepra të tjera.
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën vijojnë punën për ekstradimin e tij drejt Italisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.