Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohet nga Spanja në Shqipëri 25-vjeçari

Nga Gazeta Si – Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasje është ekstraduar nga Spanja.

I riu Sorel Cenaj akuzohet se në vitin 2023 ka tentuar të vrasë shtetasin me iniciale A. E.,  në një lokal në lagjen nr. 5 të Kukësit duke e goditur me mjet prerës.

Ndaj tij, Gjykata e Kukësit kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë