Nga Gazeta ‘Si’-Partia e Lirisë ka mbledhur Komitetin Drejtues Kombëtar pasditen e sotme. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë mbërritur njëri pas tjetrit duke u përballur për herë të parë publikisht pas përplasjeve brenda partisë.
Mes tyre kohët e fundit ka përplasje politike, sa i përket mënyrës së organizimit brenda PL. Kjo përplasje politike është konfirmuar si nga Meta ashtu edhe nga Kryemadhi.
Meta i ka takuar të gjithë me radhë, në fund Kryemadhin dhe Elona Gurin të cilën e ka përqafuar si për t’u dhënë fund zërave se ajo do të jetë e përjashtuara e radhës nga partia pas Endrit Braimllarit.
“O paskemi mysafire, paska ardh Lona”- tha Meta teksa përqafoi Gurin.


“Ne jemi të shtëpisë dhe nuk jemi mysafirë”, ia priti sakaq Kryemadhi e cila nuk nguroi që t’i tregojë bluzën ku shkruhej ‘Ja ku jam’.





Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.