Media Galeri

Në Himarë babagjyshi vjen nga deti

Në Himarë, babagjyshi ka ardhur nga deti, për ta shndërruar ditën e shenjtë të Krishtlindjes, në një festë magjike të mbushur me dhurata për fëmijët e qytetit bregdetar.

“Vetëm në Himarë babagjyshi vjen nga deti. Ejani e të festojmë së bashku”, u shpreh kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo.

Tavo tha se dita e sotme do të jetë e mbushur me plot aktivitete festive për fëmijë dhe të rritur.

“Në këtë ditë të shenjtë të Krishtlindjes, ditën e shpresës e gëzimit, ju presim në një maratonë festive që nis në orën 10:00 me paradën e babagjyshëve e kulmon në koncertin e madh në orën 18:00”, u shpreh Tavo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë