Lajme

Në Greqi 892 të prekur nga koronavirusi, 26 viktima

Numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi ka arritur sot në  26, pasi katër pacientë humbën jetën në 24 orët e fundit.

Deri më tani 892 persona të infektuar, mes tyre edhe një foshnje 7 muajshe, që u konfirmua si e prekur nga koronavirusi ditën e djeshme.

Kreu i Komitetit të Sëmundjeve Infektive të Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras tha se të enjten u konfirmuan 70 raste të reja. Dëri më tani 42 persona mësohet se janë shëruar.

Qeveria e kryeministrit Qirikakos Mistotaqis po mendon të shtojë masat parandaluese, pas përshkallëzimit të situatës në Italia dhe Spanjë.

Sipas Qendrës Europiane për parandalimin e sëmundjes, shkalla e transmetimit të sëmundjes brenda 14 ditëve u rrit 10 herë, duke arritur nga 3.3% në 31.6% në Europë dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë, Greqia ndodhet ende larg këtij piku.

“Suksesi do të varet nga masat dhe sa do të zgjasin. Në këtë pikë pauza do të ishte katastrofike”, ka thënë Tsiodras.

Ndërkohë foshnja 7 muajshe ka rezultuar pozitive në testin e COVID-19 pasi u dërgua në spitalin e Rodosit nga prindërit, sepse kishte simptoma si ethet dhe kolla.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë