Media Galeri

Në Funarë të Elbasanit po ndërtohet pista më e madhe e parashutizmit në vend

Në Funarë, rreth 20 km larg Elbasanit, ka nisur puna për pistën e parashutizmit, hapjen e 75 km të shtigjeve malore dhe ndërtimin e pikës së informimit të vizitorëve.
Projekti “Funari Adventure Park”, cilësohet si një nga projektet më të mira për zhvillimin e turizmit në zonë. Në bashkëpunim me Bashkimin Europian me fondet IPA Crosporter dhe me të Maqedonisë së Veriut, po përfundohet pista e parashutizmit, ku janë 3000 m2 të rehabilituara totalisht të shtruara me tapetin sipas standardit më të mirë ndërkombëtar.
Shumë shpejt pritet të nisë puna edhe për 75 km shtigje malore duke filluar që nga Elbasani, te rruga e Bradasheshit për të përfunduar në Funarë, të cilat lidhen me pistën e re.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë