Media Galeri

Në fshatin kroat, ku toka u bë si “djathë Zvicre”

Në një fshat të Kroacisë, në Mečenčani, pa ndjerë dhe pa lajmëruar u shfaqën dhjetëra gropa në tokë.  

Gropa e parë u shfaq në muajin janar dhe që atëherë vazhduan edhe të tjera. Fillimisht gropa e parë ishte 10 metra, por nisi të zgjerohej.

Fshatarët janë të shqetësuar se një ditë këto gropa të dyshimta mund t’i thithin shtëpitë e tyre bashkë me familjet.

Ky fenomen ka ngacmuar gjeologë dhe sizmologë, por askush nuk i ka dhënë përgjigje. Dyshohet se një tërmet 6.4 ballë në muajin janar mund t’i ketë krijuar.

Burimi: BBC


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë